Brazil, iu vihet zjarri autobuzëve, qëllohen me armë ndërtesat publike

Në shtetin brazilian Ceara 8 autobusëve publik u është vënë zjarri ndërsa disa ndërtesa publike janë qëlluar me armë zjarri. Policia e shtetit Ceara njofton se mbrëmë në vende të ndryshme të qytetit Fortaleza 8 autobusëve u është vënë zjarri me koktej molotovi ndërsa disa ndërtesa publike janë qëlluar me armë zjarri, transmeton Anadolu Agency.

Marketing

Sipas vlerësimeve të para, nuk ka të vdekur apo të plagosur si pasojë e sulmeve. Departamenti i sigurisë publike në Ceara, tha se janë identifikuar 3 persona të cilët dyshohet se kanë lidhje me sulmet, ndërkaq ende nuk ka informacione për ndalimin e tyre apo jo. Ende nuk dihet arsyeja e sulmeve.

Marketing