Vjet kanë lindur rreth 5 mijë fëmijë jashtë shtetit

Gjatë vitit 2017 në shtetet e jashtme janë lindur rreth 5 mijë fëmijë të shtetasve të Maqedonisë. Nëse shtimi natyror në disa komuna të Maqedonisë është negativ, në shtet e jashtme është pozitiv. Për shembull, në Mavrovë dhe Rostushe këtë vit janë lindur 50 fëmijë, por shtetasit e Maqedonisë të kësaj komune që jetojnë jashtë vendit kanë deklaruar se kanë lindur 133 fëmijë.

Marketing

Në Pllasnicë janë lindur 40 foshnja, ndërsa jashtë shtetit 70. Ish drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë (ESHS), Donço Gerasimovski, thotë se shumë banorë janë shpërngulur nga Maqedonia. Shtimi natyror i shtetasve tanë në shtetet e huaja është 3.121, ndërsa në Maqedoni është 1.436.

“Pesë mijë fëmijë kanë lindur jashtë, e ky nuk është numër i vogël. Në vitin 2017 në shtetet e huaja janë kurorëzuar 1.027 çifte ku burri është shtetas i Maqedonisë. Vitet e ardhshme mund të presim edhe më shumë fëmijë të lindur jashtë shtetit nga shtetas të Maqedonisë”, thotë Gerasimovski.

“Në vitin 2017 lindur 21.754 fëmijë, ndërsa vdiqën 20.318 persona. Shtimi natyror është vetëm 1.436. Ky është numër për rritjen e popullatës në rrugë natyrore. Por është i rëndësishëm roli i migrimit. Të rëndësishme janë të dhënat për shtetasit tanë të cilët gjenden në shtete tjera. Vitin e kaluar në vendet tjera kemi 4.829 fëmijë të lindur nga shtetas të Republikës së Maqedonisë, ndërsa kanë vdekur 708 persona. Shtimi natyror në shtetet e huaja të shtetasve tanë është 3.121”, sqaron Gerasimovski.

Viti n e kaluar më shumë fëmijë të shtetasve maqedonas kanë lindur në: Zvicër 1426, Itali 1070, Gjermani 900, Austri 386, Slloveni 149, Turqi 99, Belgjikë 91, Francë 64, Amerikë 60, Angli dhe Danimarkë 56, Suedi 53.

Megjithë këtë, sipas tij, më interesante është se nga cilat komuna të Maqedonisë janë prindërit e fëmijëve që janë lindur në diasporë. Nga Gostivari 570 fëmijë të lindur në diasporë, Struga, 330, Tetova 286, Kërcova 242, Vrapçishte 217, Zhelinë 193, Likova 187, Bogovina 172, Çairi 134, Mavrovë dhe Rostushe 133.

Shkaqet e shpërnguljes sipas tij mbeten kushtet socio-ekonomike. “Ajo është e qartë, faktori social, ekonomik, kushtet e jetesës, lufta për standard më të mirë jetësorë, rrogë më e madhe dhe përparim. Gjitha këto sjellin deri tek ulja e natalitetit dhe rritja e mortalitetit. Me këtë zvogëlohet numri i popullatës në aspektin e shtimit natyror, si në nivel republikan ashtu edhe në nivel rajonal. Kjo sjell një zhvillim jonormal rajonal”, përfundon Gerasimovski.

Marketing