Qentë endacak kanë vërshuar rrugët e Kumanovës duke rrezikuar jetën e kalimtarëve për të siç thonë agresivitet që shfaqin jo rrallë herë. Disa prej tyre kanë qenë pre e sulmit të qenve dhe kërkojnë që sa më shpejtë të ndërmerren masa për largimin e tyre nga rrugët e qytetit.
Qenë endacak ka shumë, ata duhet të largohen, nuk jam kundër kafshëve, por populli vuan shumë prej tyre. Askush nuk mban rend, kot e kemi. Më ka ndodhur, më ka kapur për këmbe qeni dhe jam endur pastaj nëpër mjek. Ku të ankohem, nuk kemi kujt ti drejtohemi.”
Qentë janë agresiv, e gjithë qendra është e mbushur me qen, nuk mund të ecim lirshëm, shteti duhet ta merr këtë parasysh. Kjo nuk është e mirë as për shtetin, as për popullin, nuk është e hijshme çdo ditë në qendër të ketë qen.
Na pengojnë qentë në qytet, kjo është një pamje e keqe për qytetin. Kanë ndodhur edhe sulme, ndonjëherë kur janë agresiv ndodh edhe që të sulmojnë dhe kush nuk mban llogari. Edhe nëse nuk kafshojnë vetëm kur fillojnë të lehin është pamje e keqe.
Nga Komuna e Kumanovës thonë se po mendojnë për një zgjidhje afatgjate të këtij problemi me hapjen e një qendre për mbledhjen e qenve por për hapjen e një qendre të tillë thonë se nevojitet kohë dhe mjete të mëdha.
Vlerësojmë se kjo është mënyra e vetme që ta zgjidhim këtë problem. Duhet një qasje sistematike në zgjidhjen e këtij problemi të cilën për fat të keq tani për tani nuk e kemi . Kjo qendër është në fazë fillestare, tani vetëm bëhet kapja e qenve nga kompania e cila ka fituar tenderin. Ende është herët të flasim për afat kohor, duhet të caktohet lokacioni, nëse është e nevojshme do bëhet plan i detajuar urbanistik, plani se si do duket dhe gjitha aspektet tjera kërkojnë mjete – Boban Bojkovski – Inspektor për kapjen e qenve – Komuna e Kumanovës.
Sipas vlerësimit të Komunës në qytetin e Kumanovës momentalisht qarkullojnë rreth 150 qen endacak por kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë. Me problemin e qenve endacak përveç Kumanovës përballen edhe shumë qytete tjera të vendit.ALSAT-M