Dështon Kupa e Botës në Katar, mbahet në këtë shtet?

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Anglisë, Lord Triesman, ka thënë se Anglia do te jetë nikoqire e Kupës së Botës të vitit 2022, nëse zbulohet se Katari i ka shkelur rregullat e FIFA-s.

Marketing

Kohëve të fundit është përfolur se Katarit do t’i mirret e drejta e organizimit të Kupës së Botës të vitit 2022. Në një artikull të Sunday Times, thuhet se ata i kishin punësuar një kompani amerikane të marrëdhënieve me publikun dhe ish-agjentë të CIA-së për të njollosur kampanjat e kundërshtarëve, një ndër të cilët ishte edhe Anglia.

“Nëse vërtetohet se Katari i ka shkelur rregullat e FIFA-s, atëherë ata nuk mund ta mbajnë Kupën e Botës. Do të ishte gabim nëse FIFA nuk do të rishqyrtonte aplikimin e Anglisë në këto kushte”, ka thënë Triesman.

Katari është akuzuar edhe më parë për korrupsion, por u shpallën të pafajshëm pas një hetimi dy-vjeçar nga FIFA.