Eni Koçi është emër i dashur për publikun.
Këngëtarja është goxha aktive me projekte të reja muzikore, të cilat priten mirë nga fansat e saj, shkruan lajmi.net.
Përmes rrjeteve sociale, Eni ka bërë të ditur se kënga e saj më e re lansohet nesër, ndërsa titulli i saj është “Gabimet”.
Ajo nuk ka preferuar të zbulojë shumë detaje rreth këtij projekti, por ka publikuar imazhe përmes të cilave zbulon se si do të duket në klip, e që padyshim duket tejet joshëse.
Kujtojmë që projekti i fundit nga Eni Koçi është “Edhe Sot”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip.