Në vazhdën e përgatitjeve të kongresit të shtatë të Partisë Demokratike Shqiptare dje (30.07.2018) u mbajt kuvendi i rregullt i degës së PDSH-së në Strugë. Punimet e kuvendit i ndoqi kryetari i partisë, Menduh Thaçi, si dhe anëtarë të këshillit për organizimin e kongresit të partisë.
Në kuvendin e degës së Strugës për kryetar të degës u zgjodh Mendi Hasani. Gjithashtu në këtë kuvend u zgjodhën edhe kryesia e degës, delegatët e kongresit, si dhe propozimet për anëtarë të kuvendit qendror të Partisë Demokratike Shqiptare.
Kryetari Thaçi pasi përshëndeti punimet e kuvendit theksoi rëndësinë e de-bllokimit të proceseve integruese si dhe rëndësinë e implementimin të plotë të marrëveshjes me Greqinë, andaj në këtë drejtim kërkoi një angazhim maksimal të strukturave partiake.