Deri në 50 për qind më i ulët çmimi për transfer të gazit për elektranat koherente

Komisioni Rregullator për Energjetikë  (KRRE) në seancën e sotme përgatitëse mori vendim për ndryshime të Rregullores për mënyrën dhe kushtet për rregullim të tarifave për transfer, menaxhim me sistemin për transfer dhe distribuim të gazit natyror.

Marketing

Me ndryshimet, siç deklaroi për MIA-n kryetari i KRRE-së Marko Bislimovski, mundësohet që në periudhën nga 1 gushti deri më 15 tetor të këtij viti, përkatësisht deri në fillim  të sezonit ngrohës, çmimi për transfer të gazit për TE-TO, KOGEL dhe Elem energjetika të jetë më i ulët deri në 50 për qind nga çmimi real.

Kjo, siç tha, ofrohet për shkak të konsumit dukshëm të zvogëluar të gazit në këtë periudhë të vitit.