Policia e Maqedonisë njofton se në mesnatën e sotme rreth orës 00:10 në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkupi është arrestuar një shtetas i Turqisë.
35-vjeçari nga Turqia është arrestuar në dyshimet për kryerjen e veprës penale “falsifikim të dokumenteve për udhëtim”.
Nga MPB thonë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.