Bashkim Shehu, djali i ish-kryeministrit Mehmet Shehu ka treguar historinë e jetës së tij që lidhet sa me Bllokun në kryeqyetet aq edhe me kohën që ka kaluar në burg.
I pyetur nga gazetarja se në cilën nga këto dy botë është ndier më i lirë, edhe pse mund të duket paradoksale ai u shpreh se në burg është ndier më i lirë.
“ Dhe kam pasur më shumë në burg se sa në Bllok. Në burg mendon më kthjellët nga bisedat që bëja me bashkëvujatësit e mij duke gjykuar nga ai më bënte të kuptoja më mirë. Censura në burg ishte më e pakët se censura jashtë. Në burg kontrolli ishte dhe ishin më pak të sofistikuar gardianët se sa ata jashtë. Në burg nuk hynte në mjetet specifike të të shkruarit të letërsisë,” tha Shehu i ftuar në emisionin “Studio e Hapur”.