Zaev-Palmer: Referendumi është ngjarje historike ku qytetarët duhet të përfshihen tërësisht

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pasditen e sotme ka realizuar takim me ushtruesin e detyrës zëvendësndihmës i sekretarit të SHBA-së, Metju Palmer ku është biseduar për proceset politike në vend si dhe përgatitjet në realizimin e referendumit të caktuar më 30 shtator.

Marketing

Në takim, siç informojnë nga pres -shërbimi qeveritar, bashkërisht është vlerësuar se është kjo një ngjarje historike ku qytetarët duhet tërësisht të përfshihen dhe të kenë mundësinë lirshëm të deklarohen.

Është theksuar se nënshkrimi i Marrëveshjes me Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë është shembull pozitiv për mbarë rajonin e Evropës Juglindore në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të hapura, garantimit të stabilitetit, përmirësimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik.

Kryeministri Zaev ka shprehur falënderim për mbështetjen e fuqishme nga ana e SHBA-ve gjatë samitit të NATO-s në Bruksel kur vendi mori ftesën për fillimin e negociatave për anëtarësim në NATO.

Stejt Departamenti, thuhet në komunikatë, më shumë herë qartë ka shprehur mbështetjen e fuqishme ndaj integrimeve të Republikës së Maqedonisë në NATO dhe BE dhe mbetet në parimet e saja të mbështetjes.
Ndryshe, të dy palët janë pajtuar se në të ardhmen do të vazhdojë të forcohet partneriteti strategjik mes Republikës së Maqedonisë dhe SHBA-së, theksohet mes tjerash në komunikatën e Qeverisë.

Marketing