Në vendkalimin kufitar Bogorodicë sot për hyrje dhe dalje në vend pritet dhjetëra minuta, kumtuan nga shërbimi kujdestar i policisë kufitare.
Aq kohë u nevojitet organeve kufitare t’i kryejnë formalitetet e obligueshme dhe udhëtarët ta vazhdojnë udhëtimin. Gjendja e këtillë relaksuese, thonë ekipet kujdestare në Bogorodicë, me siguri është meritë e faktit që vetëm të enjten është ditë jo pune dhe për shkak të kësaj në masë të madhe mungojnë turistët e Maqedonisë.
As në orët e hershme të mëngjesit nuk ka pasur fluks më të madh të turistëve, por për çdo rast punonjësit tanë kufitarë janë ekipuar që të jenë efikas dhe në rrëmuja të mëdha.
Në anën greke të kufirit gjithashtu nuk ka pritje më të gjata se rreth 15 minuta që konsiderohet për normale gjatë sezonit turistik.