Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë në zonën e ish bllokut.
Policia ka njoftuar se gjatë mesditës se gruaja e gjyqtarit të Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj është hedhur nga një ndërtesë.
Vdekja e menjëhershme e 37 vjeçares është konstatuar menjëherë.
“Më datë 02.08.2018, rreth orës 13:16, në rrugën “Vashko Pasa”, dyshohet të jetë hedhur nga ballkoni i pallatit, shtetasja E. H., rreth 37 vjeçe, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë.