LSDM: Marrëveshja me Greqinë, investim për ardhmërinë

Marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e kontestit me Greqinë, është shansi më i mirë historik për qytetarët e Maqedonisë vlerëson LSDM.

Marketing

Sipas tyre, marrëveshja është investim në ardhmërinë e vendit dhe trason rrugën për anëtarësim në NATO dhe për fillimin e bisedimeve me BE-në. Marrëveshja është shembull për zgjidhjen e kontesteve të hapura me fqinjët, në pajtim me interesat nacionale e shtetërore thonë nga LSDM.

Marrëveshja përforcon dhe garanton identitetin maqedonas, shtetësinë, gjuhën dhe kulturën maqedonase që garantohen njëherë e përgjithmonë duke mos i lejuar më askujt t’i kontestojë apo mohojë.

Marrëveshja I dha fund kontestit 25 vjeçar me Greqinë duke eliminuar kështu pengesën e vetme për integrim të plotë në NATO dhe BE, duke I dhënë fund izolimit shumëvjeçar të vendit tonë nga LSDM duke përkujtuar se tashmë vendi u kthye në rrugën eurointegruese.

U sigurua ftesa për anëtarësim në NATO dhe datë për fillimin e bisedimeve me BE-në. Kjo është arritje e interesave më të larta strategjike për Maqedoninë përkujtojnë nga LSDM. Me mbështetjen për Marrëveshjen, qytetarët në referendum do të sigurojnë ardhmërinë e tyre europiane si anëtare fuqiplotë e BE-së dhe NATO-s, vend të cilit I përkasin, përkujtojnë nga partia në pushtet.