Rreth 20 parcela me hashash janë evidentuar nga policia e Vlorës në fshatrat e zonës së lumit të Vlorës.
Policia e qytetit bregdetar ka konstatuar parcelat pas patrullimit me helikopter në fshatrat e thellë të Lapardhasë, Kuçit, Gjormit dhe Treblovës. Aktualisht, sipas të dhënave të para, forcat policore janë duke punuar në terren për gjetjen e tyre dhe asgjësimin.
Hetimet vijojnë për zbulimin edhe të personave përgjegjës.