Si i arrestoi MPB në aeroport shtatë luftëtarët e ISIS

Shtatë luftëtarët e SH-së me prejardhje nga Maqedonia të cilët dje MPB-ja i arrestoi, ishin privuar nga liria në Aeroportin Ndërkombëtar – Shkup, kumtoi MPB-ja.

Marketing

Prej aty për MIA-n sqarojnë se “terroristët, për të cilët kishte urdhërarrest, ishin sjellë me aeroplan me mbështetje logjistike të SHBA-së dhe i ishin dorëzuar Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

“Momenti i privimit të tyre nga liria vjen pas konfirmimit të identitetit të tyre, ndërsa kjo kishte ndodhur në aeroportin e Shkupit”, deklaruan nga MPB për MIA.

Partnerët e Koalicionit global për luftë kundër terrorizmit dhe Forcat Siriane Demokrate, shtatë shtetasit e Maqedonisë i kishin arrestuar në Siri, nën dyshimin se si luftëtarë të huaj në mënyrë aktive kishin marr pjesë në Siri dhe Irak.

Gjatë ditës së sotme kishte reagime të partive politike opozitare për informacionet të cilat nga MPB dolën në lidhje me këtë rast gjatë ditës së djeshme dhe veçanërisht pas shkrimeve të sotme në mediat amerikane për vendin e arrestimit të tyre.

Bëhet fjalë për shtetasit e Maqedonisë S.R.1990, Xh.A 1993, B.F. 1994, O.Zh. 1987, E.O 1994, I.SH. 1977, A.M. 1995, për të cilët është ngritur urdhërarrest dhe për të cilët sipas nenit 322a dhe 394a nga Kodi Penal i Republikës së Maqedonisë janë ngritur kallëzime penale në kuadër të aksioneve policore “Qelia 1” (gusht 2015) dhe “Qelia 2” (korrik 2016).

Marketing