Komandanti i komandës së forcave amerikane në Evropë dhe komandës së lartë të NATO-s për Evropë, gjenerali Curtis Scaparrotti, sot po qëndron për vizitë zyrtare në Maqedoni.
NATO është mirënjohëse ndaj Shkupit për pjesëmarrjet në misione të ndryshme të Aleancës.
Gatishmëria e Shkupit për të marrë lidershipin në misionet në rajon, tregon se është bërë progres. Janë bërë reforma të mëdha drejt rrugës për anëtarësim në NATO. Jemi të bindur se anëtarësimi në NATO do të jetë në të mirë të vendit tuaj, të gjitha vendet që janë anëtare kanë arritur ta rrisin demokracinë”- theksoi Scaparrotti.
Kurse ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska, tha se vizita e Scaparrottit në Maqedoni tregon se sa kanë ndryshuar gjërat që nga marrja e ftesës për anëtarësim të vendit në Aleancë.