Intensitet i rritur i komunikacionit në autostrada

Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore sot po zhvillohet nëpër rrugë të thata, ndërsa intensiteti i komunikacionit për shkak të pushimeve verore është rritur. Nga LAMM informojnë se në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe për dalje nga shteti.

Marketing

LAMM rekomandon shoferët të inkuadrohen me kujdes dhe me shpejtësi të përshtatur dhe respektim të sinjalizimit të vendosur në rrugë.

Në grykat malore është e mundur rrëshqitja e dheut, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Marketing