Report tv ka publikuar fotot ku shfaqen disa nga viktimat e masakrës në fshatin Resulaj të Bashkisë së Selenicës.
Ridvan Zykaj, 24 vjeçar, është autori i vetëm i masakrës me 8 viktima. I riu ka shuar tre familje, përfshi këtu dhe dy fëmijë të moshës minore, Sara Zykën 17 vjeçe dhe Ledjon Zykën, vetëm 9 vjeç.
Fotot e mëposhte janë fiksuar nga kamerat disa minuta pasi tragjedia ka përfunduar. Siç edhe shihet, në oborrin e kësaj shtëpie janë të shtrirë në tokë 3 viktima.
KUJDES, PAMJE TE RENDA
Pozicioni i trupave tregon se i riu nuk i ka vrarë disa nga familjarët në një njëjtin vend, çka nënkupton se krimi i shumëfishtë është kryer në disa pozicione. Ridvan Zykaj ka përdorur një armë automatike dhe nga të dhënat e deritanishme rezulton që të mos ketë patur probleme mendore.
Nga ana tjetër News24 raporton se i riu përpara ngjarjes makabre ka ngrënë drekë me prindërit e familjarët e tij, të cilët nuk janë në bilancin e viktimave. Dyshime ka se i riu ka qenë i dehur, por informacioni mbetet ende për t’u vërtetuar.
Të pyetur nga gazetarët, fqinjët janë shprehur se nuk e njihnin 24 vjeçarin për person me probleme mendore, por si një njeri që shfaqte shpesh shenja nervozizmi.