Në mes të dhimbjes pa fund që ka pllakosur fisin Zykaj në Resulaj të Selenicës, ka vend edhe për një rreze dritë në fund të tunelit sado e vogel ajo.
Albi Zykaj 17 vjec, fëmija I trete I Besim Zykajt është I mbijetuari I vetëm I masakrës që kreu kusheriri I tij Ridvan Zykaj.
Albi punonte ne bregdet dhe nuk ishte në atë moment në shtëpi, në kohen kur Ridvan Zykaj qëlloi pa mëshirë me bresheri automatiku duke vrarë dy gjysherit e tij Demirin dhe Ferijen, babain dhe nenen Besim dhe Vasilika, vëllain e tij Ledjonin 6 vjec, motren Sara 17 vjec por edhe xhaxhain Azemin bashke me gruan e tij Aferdita.
Albi humbi në këtë tragjedi të vërtete të gjithë trungun e tij familjar, nga vëllai e motra, deri tek dy prinderit, dy gjysherit dhe xhaxhain.
Te mbijetuar te tjere nga masakra jane edhe dy djemte e Azemit, edhe ai i ekzekutuar nga Ridvan Zykaj.