Drejtoria e Policisë Financiare po kontrollon dokumentacionin e Komunës së Qendrës. Një procedurë para hetimore është iniciuar në rastin ku Pelagonia SHA Gostivar ka marrë 1.6 milion euro nga arka komunale për një projekt që u ndërpre nga kryetari Andrej Zhernovski kur erdhi në krye të komunës.
Burimet për Alsat M thonë se hetimi ishte në kërkesën e Komunës Qendër. Dje drejtori i Drejtorisë së Policisë Financiare Arafat Muaremi në një intervistë për Alsat M tha se ata kanë hapur procedura edhe për zyrtarët e tanishëm.
Ne kemi një rast ku përfshihen zyrtarë të caktuar nga pushteti aktual. Unë besoj se në të ardhmen ata do të përfundojnë me rezultate për të cilat do të ngrihen kallëzime adekuate në prokurorinë publike “- tha Arafat Muharremi, drejtor i drejtorisë së Policisë Financiare.
Bëhet fjalë për garazhin në kate që duhej të ndërtohet përballë ndërtesës Nova Makedonija. Komuna Qendër e ndërpreu në mënyrë të njëanshme kontratën edhe pse kompania e ndërtimit tashmë e kishte marrë punën.
Nga Komuna Qendër nuk u përgjigjën mesazheve tona, ndërsa Zernovski për Alsat-M tha se ai ishte i njoftuar me hetimin e policisë financiare, por pohon se nuk ka asgjë të paligjshme në tërë procedurën.
Marrëveshjen nuk e ka ndërprerë Komuna e Qendrës, por kompania e ndërtimit ‘Pelagonija SHA Gostivar’ me vendim gjyqësor. Është jashtë çdo arsyeje të pranohet teza se ata kanë humbur fitimet me lartësinë e çmimit për të cilin duhej të ndërtohej garazhi barok shumëkatëshe.
Sipas aktvendimit, rezulton se “Pelagonija” do ta kishte ndërtuar garazhin me 0 denarë shpenzime. Procesi ende nuk është zgjidhur përfundimisht dhe unë besoj se Gjykata Supreme do të korrigjojë palogjikshmërinë e gjykatave më të ulëta ” tha Andrej Zhernovski, ish kryetar i Komunës Qendër.
Qëndrim gjithashtu kërkuam edhe nga kompania e ndërtimit, por prej aty njoftuan se nesër do të shpallnin pozicionin e tyre. Sipas informatave, udhëheqja e tanishme e Komunë Qendër do të ankimoj në Gjykatën Supreme dhe do të kërkojë anulimin e vendimit të gjykatës se “Pelagonija SHA Gostivar” është dëmtuar me mbi një milion euro, sepse ka marrë punë nga paraardhësi i Zhernovskit – Vladimir Todoroviçi, që më vonë kontrata për ndërtimin e objektit do të ndërpritet.