Referendumi, BDI fton diasporën : Me votën tuaj vendosni për të ardhmen e vendit

Të nderuar bashkëvendas në Diasporë!
Më 30 korrik 2018, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, në bazë të Marrëveshjes së arritur ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë, mori vendimin për Referendumin që do të mbahet më 30 shtator 2018, në të cilin qytetarët do t’i përgjigjen pyetjes “A jeni për anëtarësim në BE dhe në NATO duke pranuar Marrëveshjen ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë?”.

Marketing

Edhe Ju bashkëvendas të nderuar, që jetoni jashtë vendit, do të mund ta ushtroni të drejtën e votës në të gjitha përfaqësitë diplomatiko-konsullore të Republikës së Maqedonisë në botë.

Të nderuar bashkëvendas!
Bashkimi Demokratik për Integrim ju fton të gjithëve që deri më 23 gusht të aplikoni për ushtrimin e të drejtës Suaj të votimit në faqen e internetit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve https://dijaspora.sec.mk/Default.aspx.
Praninë Tuaj në Listën e Zgjedhësve mund ta konfirmoni përmes web-faqes së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve https://izbirackispisok.gov.mk/dijaspora/
Për çdo paqartësi mund të komunikoni edhe me Shtabin e BDI-së përmes adresës elektronike [email protected]

Duke pranuar Marrëveshjen me Republikën e Greqisë ne e sigurojmë anëtarësimin me të drejta të plota të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Europian dhe në NATO!
Ky është moment vendimtar: Me Votën Tuaj vendosni për të ardhmen e vendit dhe të brezave që vijnë!

Me respekt,
Bashkimi Demokratik për Integrim