Qeveria në seancën e sotme qeveritare, diskuton rreth shkarkimit të drejtorit të sigurisë publike, Laze Velkovski. Ministri i Bujqësisë Ljupço Nikolovski, dy orë pas fillimit të seancës qeveritare, informoi se ende nuk ka diskutim lidhur me çështjet kadrovike, pasi janë të përqendruara në pikat e integrimit evropian.
Press shërbimi i qeverisë paralajëmroi detaje pas përfundimit të seancës, por është e paqartë nëse do të diskutohet për pasardhësin e mundshëm të postit të shefit të sigurisë publike, pasi kryeministri Zoran Zaev dje tha se do të duhet kohë për të shqyrtuar zgjidhjet e mundshme për drejtorin e ardhshëm.