Të paktën 22 persona kanë humbur jetën pas shembjes së një ure në Gjenova të Italisë.
Një pjesë prej 200 metrave e urës Morandi, e cila ishte pjesë e autostradës A10, është shembur gjatë një stuhie të ashpër, shkruan agjencia e lajmeve italiane “Adnkronos”.
“Po e përcjell me shumë shqetësim të madh se çfarë ka ndodhur në Gjenovë, që duket të jetë një tragjedi e madhe”, ka shkruar në Twitter, ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli.
Ndërsa një dëshmitar që ishte prezent kur u zhvillua ngjarja ka raportuar se kishte parë “tetë apo nëntë automjete që ranë bashkë me urën”, duke e përshkruar si një “skenë apokaliptike”.
Një person është shpëtuar gjallë nga rrënojat dhe është transportuar në spital me helikopter, ka raportuar agjencia e lajmeve ANSA.
Ura e Morandit u ndërtua gjatë viteve 1960 dhe renovimi i saj përfundoi gjatë vitit 2016.
Italy motorway bridge collapses on Genoa buildings in heavy rains
Aerial footage shows the site of a collapsed motorway bridge in Genoa, Italy, where at least 22 people are feared dead. https://reut.rs/2MKlnCI
Publiée par Reuters sur Mardi 14 août 2018