Ministri Fazliu u takua me kryetaren e Tetovës Teuta Arifi

Ministri për vetëqeverisje lokale Suhejl Fazliu sot në Tetovë u takua me kryetaren e kësajë komune, znj. Teuta Arifi. Në këtë takim të dy bashkëbiseduesit folën për tema që kanë të bëjnë me thellimin e bashkëpunimit institucional, për projektet në ecuri që i realizon komuna e Tetovës, për zhvillimin e barabartë regjional duke u ndalur kështu në zgjidhjen e çështjes që preokupon regjionin e Pollogut e që ka të bëjë me deponinë regjionale “Rusino”.

Marketing

Ministri Fazliu e njoftoi kryetaren Arifi me përcaktimet e qeverisë për zhvillimin e komunave dhe rajoneve më pak të zhvilluara dhe mundësitë për shfrytëzimin e IPA fondeve të BE-së për bashkëpunim ndërkufitarë. Me këtë rast ai ritheksoi nevojën për konkurimin e komunave me projekte cilësore dhe me interes rajonal që do të kishin efekte afatgjatë me çka do të përmirësohej jeta e qytetarëve në zona ndërkufitare.

Theks i posaçëm në takim iu kushtuar zgjidhjes së problemit me deponinë e mbeturinave në vendin e quajtur “Rusinë” në periferi të Gostivarit. Zgjidhja e këti problemi tash më shihet në horizont, kështuqë Qendra për zhvillim të rajonit të Pollogut në bashkëpunim me ambasadën e Zvicrës, në fillim të shtatorit pritet të fillojë me realizimin e këtij projekti i cili gjatë kohë ka preokupuar komunën e Gostivarit dhe atë të Tetovës.

Gjithashtu u bisedua edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë për vetëqeverisje lokale dhe komunave me qëllim të vetëm për krijimin e kushteve më cilësore për qytetarët dhe shërbime unike pavarsisht se ku jetojnë, në fshat apo në vise urbane.

Marketing