MUAREMI: Po hetojmë kriminalitet milionësh lidhur me një investim të huaj

Investim i madh i huaj që ende punon në vend, është nën llupën e Drejtoisë së policisë financiare.

Marketing

Njeriu i parë i këtij institucioni Arafat Muaremi në intervistën për “Faktor” thotë se me këtë rast do të dëshmohet se një pjesë e investitorëve kanë ardhë këtu vetëm sa të marrëin para nga buxheti, transmeton medial.mk.

Se sa peshon ky kriminalitet dhe sa është dëmtuar buxheti shtetëror, Muaremi thotë se së shpejti do të dihet, transmeton Medial.mk.

Ai thotë se ka hyrë në betejë energjike me funksionarët të cilët kanë “thithur” para buxhetore dhe të cilët janë përfshirë në raste kriminaliteti. Ai me këtë rast paralajmëron luftë kundër krimit, pa rezervë dhe pa trysni politike.

Marketing