Shembja e urës në Genoa, Serie A konfirmon shtyrjen e dy ndeshjeve

Serie A ka konfirmuar zyrtarisht që ndeshjet në mes të Sampdorias dhe Fiorentinas dhe ajo mes Milan dhe Genoas do të shtyhen për shkak të tragjedisë në orën e Genoan.

Marketing

Ura Ponte Morandi u rrëzua të martën në mëngjes, më 38 njerëz që janë konfirmuar të vdekur dhe shumë të lënduar. Numri i viktimave pritet që të rritet edhe më shumë.

Por, klubet gjenoveze kanë kërkuar që mos t’i luajnë ndeshjet e tyre këtë vikend dhe të shtyhen tërë ndeshjet e raundit të parë.
Megjithatë, këtë mbrëmje Serie A ka konfirmuar që vetëm dy ndeshje do të shtyhen, por deri me tani nuk do të këtë vendim për tetë ndeshjet e tjera.

“Presidenti i Serie A, pas kërkesës për shtyrje të ndeshjeve të se dielës për shkak të tragjedisë që ka goditur Genoan, ka marrë vendim që ndeshjet Sampdoria – Fiorentina dhe Milan Genoa të shtyhen”, thuhet në një deklaratë për shtyp.

“Datatm e reja të këtyre dy ndeshjeve do të lajmërohen se shpejti, në përputhje me rregullat në fuqi”.

Marketing