Sheqerinska: Armata, partner i besueshëm i NATO-s

Armatë e cila vepron sipas standardeve të NATO-s, ushtarët e së cilës krah për krah me ushtarët e vendeve – anëtare të Aleancës po marrin pjesë në misione paqësore dhe japin kontributin e tyre në ruajtjen e paqes dhe sigurisë globale dhe para vendit zyrtarisht të jetë pjesë e aleancës më të madhe ushtarake – politike në botë është vlerësim për veprimtarinë e ARM-së, të cilën e dhanë përfaqësuesit e lartë shtetëror dhe ushtarak të ngjarjes qendrore të shënimit të 18 Gushtit – Ditës së ARM-së.

Marketing

Reformat në ARM u përforcuan vitin e kaluar. Njëra nga masat e para e cila ishte vendosur është rritja e pagave të të punësuarve për dhjetë për qind. Këtu është edhe rritja e buxhetit për mbrojtje për 15 për qind. Vitin e kaluar ai ra në 0,9 për qind, këtë vit me rritjen u kthye në një për qind, ndërsa sipas SHQM të ri secilin vit është ndërmarrë obligimi që të rritet për 0,2 për qind, në periudhë prej pesë viteve, përderisa nuk arrin në dy për qind të BPV-së që është standard për vendet anëtare të NATO-s. Është paraparë modernizimi i forcave ushtarake, furnizimi me pajisje të reja, por edhe i uniformave dhe çizmeve të reja për të gjithë pjesëtarët e ARM-së.

“E kemi kthyer fokusin në reformat kyçe në mbrojtje dhe anëtarësimin në NATO me plotësim të Shqyrtimit strategjik mbrojtës dhe Strategjinë e mbrojtjes. Me këtë dëshmuam se Republika e Maqedonisë e di se çka do dhe ku dëshiron të shkojë me atë që kemi arritur një nga qëllimet strategjike, e ajo është ftesa për anëtarësim në NATO dhe fillimi i procesit për qasje në BE. Që është pasqyrim i përcaktimit të fuqishëm konsensual dhe ambicie që zgjat më shumë se 20 vite, por nevojiten rezultate, konkrete dhe të dukshme”, tha Shekerinska, në kremtimin e djeshëm të Ditës së ARM-së.

ARM-ja dje u bë me shef të ri të Shtatmadhorisë. Në ceremoninë e djeshme qendrore ishte realizuar pranim – dorëzimi i detyrës së kryeshefit të deritanishëm, gjeneral nënkolonel Metodija Veliçkovski gjeneral – majorit Vasko Gjurçinovski. Presidenti i RM-së dhe Komandanti Suprem i ARM-së dje theksoi se ARM-ja në vitet e kaluara kishte përmbushur detyra të mëdha dhe në kushte të cilat nga viti në vit bëheshin gjithnjë e më të ndërlikuara dhe më të rrezikshme.

“Armata është rojtar neutral i integritetit territorial dhe pavarësisë së vendit. Ajo e mbron kufirin, sovranitetin, sigurinë dhe unitetin e Republikës së Maqedonisë. Armata u ka ndihmuar qytetarëve të saj në përballje me fatkeqësitë natyrore, ndërsa merr pjesë edhe vazhdimisht në misionet paqeruajtëse në mbarë botën”, tha Ivanov.

Sipas tij, kontributi i Maqedonisë nuk është simbolik, por përmbajtësor. Edhe pse Maqedonia ende nuk është në NATO, Armata e RM-së de facto është në NATO dhe për këtë vendi nuk kthehet nga rruga e planifikuar.

Në SHQM, që ishte sjellë muajin e kaluar janë përmbajtur të gjitha sfidat e reja me të cilat ballafaqohen forcat e mbrojtjes globalisht është paraparë nivel i lartë i modernizimit dhe optimizmit të resurseve në mbrojtje.
Qëllimi i parë i SHQM është krijimi i armatës fleksibile dhe moderne, e cila do ta garantojë edhe sovranitetin, stabilitetin dhe integritetin e RM-së. Është paraparë transformimi dhe modernizimi i ARM-së, si dhe përmirësimi i aftësive të saja operative. Qëllimet e modernizimit do të përmbushen në kuadër të “Konceptit për forcat e ardhshme të armatosura 2028”.

Është paraparë ndryshimi i strukturës së ARM-së, organizimi është dizajnuar me një numër të konsoliduar të komandave dhe shtabeve me nivele të qarta të definuara të përgjegjësisë – strategjike, operative dhe taktike me përgjegjësi të deleguara në nivel përkatës në vend të centralizimit të deritanishëm, madhësi optimale dhe plotësimin e tërësishëm të njësiteve.

Nga shtatori është planifikuar që të organizohet kurs për nënoficerë, i cili nuk ishte realizuar që nga viti 2009.
Është planifikuar që kontributi i ARM-së në operacionet ndërkombëtare të vazhdojë, ndërsa njësitet e deklaruara në përbërjen e ARM-së, të cilat përgatiten për përdorim në kuadër të misioneve të udhëhequra nga NATO-ja, BE-ja, KB-ja do të jenë fokusi i procesit të modernizimit.

Maqedoni nga viti 2002 filloi të marr pjesë në misionet paqësore ndërkombëtare, në Afganistan në vitin 2002, Irak në vitin 2003, në misionin e BE-së në Bosnje dhe Hercegovinë në vitin 2006 dhe KB-së në Liban.

“Komanda e 7-të amerikane për trajnim të forcave ushtarake i dha certifikatë poligonit ushtarak Krivollak të mund të shfrytëzojnë edhe forcat e tyre ajrore. Ndërsa sot për herë të parë forcat tokësore dhe aviacioni i tyre kishte mundësinë të ushtrojë në poligon”, theksoi Shekerinska.

Këto 20 ditë në Krivollak trajnim po realizojnë njësitet nga forcat tokësore të SHBA-së për Evropë gjegjësisht nga skuadroni i 3-të, regjimenti kalorës, brigada e 1-rë, divizioni i këmbësorisë së 4-të, (3-61 regjimenti kalorës) nga fort Karson, Kolorado dhe batalioni i 3-të, regjimenti i 126 ajror, nga Garda kombëtare e armatës e stacionuar në Boston dhe Maseçutes.

Është paralajmëruar përdorimi më i madh i poligonit jo vetëm nga ushtria e Maqedonisë, por edhe nga aleatët e vendit, që do të sjellë edhe përfitim ekonomik.

“Poligoni ushtarak Krivollak është shembull tipik për atë se RM-ja nuk pret vetëm të bëhet vend anëtar në NATO, t’i shfrytëzojë përfitimet e anëtarësimit, por se si shtet ka se çfarë t’u ofrojë aleatëve”, porositi Shekerinska në ditën e mysafirëve të lartë në Krivollak gjatë vizitës në trajnimin e forcave tokësore amerikane në SHBA, të cilët pikërisht në këtë poligon nga 1 deri më 20 gusht po i ushtrojnë aftësitë e tyre.

Shekerinska informoi se në periudhën e kaluar është investuar në kapacitetet në Krivollak dhe certifikimin e tyre.

Marketing