Erdogan mesazh SHBA-ve: Ua kemi kuptuar lojën, po ju sfidojmë

Dy agjencitë kryesore të vlerësimit, Moody dhe Standard & Poor, ulën vlerësimet për ekonominë turke, të ndikuara nga paqëndrueshmëria e monedhës së vendit, Lira. I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili tha se Turqia është e vendosur të sfidojë të gjithë ” ata që po bëjnë këtë lojë të shëmtuar ekonomike”.

Marketing

“Sot disa njerëz po përpiqen të na kërcënojnë përmes ekonomisë, nëpërmjet normave të interesit, këmbimit valutor, investimeve dhe inflacionit. Kam një mesazh për ata: ne i kemi parë lojërat tuaja dhe jemi duke ju sfiduar”, tha Erdogan në kongresin e Partisë së tij AK në pushtet.

Lira turke është duke përjetuar një krizë të thellë dhe rënie të vazhdueshme, teksa tensionet SHBA-Turqi, kanë pasur ndikimin kryesor në këtë situatë. vetëm ditën e djeshme, lira humbi sërish 3% të vlerës së saj, si pasojë e vendimit të një gjykate turke, për të mos liruar pastorin amerikan Andrew Brunson.