Meta vizitë tek familjarët e viktimës së Genovas

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shkuar për ngushëllime brumjen e sotme, tek familja e Admir Bokrinës në Shkodër, i cili ishumbi jetën tragjikisht pak ditë më parë, ku u shemb ura Morandi në Genova.

Marketing

Kreu i shteti e ka cilësuar këtë një ngjarje tragjike, duke shtuar se nuk ka fjalë për këtë humbje të madhe. Ai ka ngushëlluar familjarët e Bokrinës, ndërsa u ka bërë apel që të bëhen më të fortë.

‘Nuk kanë fuqi fjalët për të shprehur dhimbjen e ngushëllimin për këtë rast tragjik Tragjedia e Genovas të na ndihmojë të reflektojmë për sigurinë e veprave publike Duhet të marrim masa të forta për parandalimin e tragjedive të tilla në vendin tonë’, u shpreh Meta.

Marketing