Partia opotzitare VMRO-DPMNE sot përmes një komunikate me shkrim theksojnë se nga LSDM për çdo ditë po lëshojnë kumtesa shterpe në të cilat përsëriten tezat e njëjta, të pavërteta dhe gënjeshtra.
Nga kjo parti thonë se Qendra për Komunikim e LSDM-së po mbron Zaevin nga krimi, për arsye se ai vet është kriminel.
“Po e mbron atë me teza tashmë të zbehura lidhur me referendumin, po manipulojnë opinionin. Por me kështu gjëra nuk mund të mbulohet marrëveshja kapitulluese me Greqinë. Nuk mbulohet as skandali me tenderët dhe punësimet partiake të mbi 6 mijë personave në administratë. Zoran zaev dhe LSDM të mos e shfrytëzojnë referendumin si mburojë për një vjedhje kolektive që janë duke ia bërë Maqedonisë. Opinioni tashmë e ka parë shumë mirë qeverisjen e Zaevit dhe LSDM-së”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.