Qielli në flakë mes Kanadasë dhe SHBA-ve

Tymi nga zjarri po mbush qiellin në qytetet perëndimore të SHBA dhe Kanadasë ka kaluar çdo pritshmëri dhe ka detyruar ekspertët që t’u bëjnë thirrje autoriteteve që të marrin masa urgjente.
“Ka një sezon të tymit, dhe ndoshta do të jetë më i shpeshtë dhe më i gjatë se vitet e kaluara”, tha meteorologu Armel Castellan në Kanada.

Vatrat e shumta të zjarreve që kanë pushtuar pyjet dhe malet e British Columbia në Kanada dhe Uashington, Oregon dhe Kaliforni në SHBA kanë krijuar shtëllunga tymi voluminoze, që tani ndotin qiellin mbi qytete të Paqësorit Veri-perëndimor si Seattle, Portland dhe Vancouver, thonë ekspertët.

Marketing