Për investimet e ulta kapitale, Tevdovski fajëson qeverinë e kaluar

Investimet kapitale janë të ulëta, por të gjitha fondamentet e tjera makroekonomike janë në lëvizje të shkëlqyera, theksoi sonte ministri i Financave Dragan Tevdovski në intervistë për televizionin Kanal 5 duke e komentuar rritjen e projektuar të Bruto Prodhimit Vendor për vitin 2018 prej 3,2 për qind.

Marketing

“Prodhimtaria industriale po rritet me pesë për qind, kemi rritje shumë të madhe të eksportit prej 13 për qind, tregtia është 10 për qind pastaj kreditimi ka shkallë solide të rritjes, inflacioni është stabil, ndërsa investimet e huaja direkte në tre mujorin e parë janë në nivelin më të lartë rekord prej 233 milionë eurove ose më të larta në një tremujor të vitit se në gjithë vitin 2017”, theksoi Tevdovski.

Sipas fondamenteve të tilla të vendosura, ministri tha se Maqedonia mund të presë të ketë rritje adekuate.
Sa i përket investimeve të ulëta kapitale, Tevdovski theksoi se po bëhet presion deri te të gjitha institucionet që t’i intensifikojnë investimet e tilla. Ai tha se kanë gjetur shumë probleme të grumbulluara nga pushteti i kaluar të cilat, sipas tij, këtë vit do të zgjidhen dhe theksoi se është optimist se do të intensifikohen investimet, ndërsa rritja do të jetë e kënaqshme.

 

Marketing