Paga më të larta për 5% edhe për punonjësit në çerdhe

Nga muaji shtator edukatoret dhe përkdhelset në çerdhe do të kenë pagën mujore me të lartë për 5%, premton ministri i financave Dragan Tevdovski.

Marketing

Ai thotë se duhet investohet në personelin që kujdesen drejtëpërdrejt për fëmijët, por pa qartësuar se sa është numri i personave që përfitojnë nga kjo rritje.

“Fëmijët janë e ardhmja e vendit dhe ne si qeveri investojmë në ata që kujdesen për fëmijët. Paga mujore e muajit shtator e cila do të paguhet në muajin tetor do të kenë rritje me 5% më shumë” – tha ministri i financave, Dragan Tevdovski.
Ministrja Carovksa ndërkohë premton investime në ndërtimin e cerdheve të reja. 11 të tilla do të ndërtohen deri në fund të viti thotë Carovska.

“Ky është qëllimi ë i qeverisë dhe ne po e zbatojmë atë hap pas hapi. Deri në fund të vitit do të ndërtohen edhe 11 çerdhe të reja” – u shpreh ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska.

Ministrat premtojnë investim të shtuar në arsimin parashkollor sepse pikërisht aty, fillon zanafilla e arsimimit.

Marketing