Zgjimi i hershëm për në punë tani e tutje mund të jetë më i lehtë e thonë ekspertët, pas testimeve të zhvilluara.
Në një eksperiment ku kanë marrë pjesë më shumë se 286 drejtues ekzekutivë dhe sipërmarrës të botës të intervistuar nga Arianna Huffington.
Qëllimi i këtij eksperimenti ishte për të gjetur sa herët ata zgjohen dhe nëse hanë vezë apo drithëra në mëngjes.
Rezultatet janë magjepse. Sipas eksperimentit ata që zgjoheshin në orën 6 e 30 të mëngjesit pas 7 orëve gjumë, rreth 78 perqind e tyre ushtrojnë para largimit për në punë dhe 64 perqind meditojnë ose praktikojnë yoga.
Shumë nga ta mbajnë pajisjet e tyre elektronike jashtë dhomës së gjumit gjatë natës, në mënyrë që të bëjnë gjumë më të mirë.
Nëse këto praktikohen rregullisht, ekspertët thonë se zgjimi për në punë do të jetë më i lehtë.