Deri kur mund të udhëtojnë shtatzënat me avion?

Shtatzënia asnjëherë nuk ka shkuar mirë me udhëtimet me avion. Nënat e ardhshme janë të frikësuara lidhur me rreziqet që lartësia dhe presioni mund të shkaktojë te foshnja.

Marketing

Por ajo që mjekët thonë është se nuk ka asnjë rrezik nga fluturimet deri në javën e 37 të shtatzënisë, ama gruaja shtatzënë nuk duhet të ketë pasur komplikime më parë, si anemi, hemorragji, probleme kardiake apo respiratore si dhe fraktura në kocka.

Ky rekomandim jepet nga mjekët britanik, të cilët merren me progresin e obstetrikës dhe gjinekologjisë.
Ata thonë se rrezet e skanerit nuk janë të rrezikshme për fetusin dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik për nënën.

Por para çdo udhëtimi, sidomos kur ai është i gjatë, një grua shtatzënë duhet të konsultohet me mjekun, lidhur me rrezikun e zhvillimit të ndonjë tromboze venoze.

“Për shtatzënat pa komplikime nuk ka as nevojë që të lajmërohet kompania ajrore më herët dhe as për udhëzime të posaçme”, shpjegon profesor Ian Greer, i Universitetit të Liverpool, i cili ka zhvilluar studime shkencore lidhur me këtë temë.

Por siç shkruan noa.al, ai shton se për një grua shtatzënë e cila më parë ka pasur aborte apo shtatzëni jashtë mitre, këshillohet bërja e një ekografie para udhëtimit.