Kuvendi këtë javë me agjendë intensive

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot në mëngjes do të ketë takim me koordinuesit e grupeve të deputetëve, në të cilin përveç aktiviteteve intensive të Parlamentit, duhet të diskutohet edhe për fushatën për referendumin më 30 shtator.

Marketing

Në fushatë ” pro” pyetjes së referendumit do të marrin pjesë partitë nga shumica qeveritare BDI, LSDM, por edhe BESA, PDSH dhe Aleanca për Shqiptarët. Me siguri vetëm grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së nuk do të marrë pjesë në fushatën për referendumin me mjetet dedikuar për ta që Qeveria do t’ia transferojë Kuvendit. Nga partia edhe dje theksuan se heqin dorë nga paratë dhe se me siguri të mërkurën do të dërgojnë letër zyrtare deri tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Kuvendi këtë javë ka agjendë intensive për punë. Vetëm për sot janë caktuar disa seanca, ndërsa për
vizitë dyditore në Parlament do të jenë edhe disa senatorë amerikanë, Seancë duhet të mbajë edhe Komisioni për zgjedhje dhe emërtime, në të cilin duhet të përzgjidhen njerëzit e parë të shumë institucioneve dhe komisioneve, të cilat mbetën pa kuadër udhëheqës dhe anëtarë.

Më 29 gusht gjegjësisht të mërkurën është caktuar seancë kuvendore, në të cilën në rend dite do të duhet të jenë pikat që sot do ta kalojnë filtrin e komisionit, si dhe të tjera të cilat kanë mbetur para pushimeve. Nga çështjet kuadrovike, pritet konstatim i ndërprerjes së mandatit të deputetit Petar Atanasov dhe zgjedhjes së tij për zëvendësministër të MASH-it, si dhe verifikim të mandatit të pasardhësit të tij nga LSDM-ja.

Megjithatë, në fokus të opinionit përveç çështjeve për drejtor të Agjencisë Operative-Teknike (AOT), revizor i përgjithshëm dhe vendim për shpenzimet e rrugës për deputetët, është fushata për referendumin që duhet ta zbatojë Kuvendi.