Universitetet hapin dyert për studentët, filloi afati i parë i regjistrimit

Të gjitha universitetet këtë javë hapin dyert për regjistrimit e studentëve në vitin e parë të studimeve të ciklit të parë në vitin akademik 2018/2019. Në bazë të Konkursit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, në Universitetin “Shën Kirili e Metodi”, në Shkup, do të pranohen 11.661 studentë, në “Universitetin e Tetovës” (UT) parashihen të pranohen 3185 studentë, ndërsa në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup vetëm 1455 studentë, njofton Koha.

Marketing

Të interesuarit për t’u regjistruar në Universitetin e Tetovës dhe në “Nënë Tereza” mund të konkurrojnë nga nesër deri më 31 gusht, ndërsa në Universitetin “Kirili e Metodi” të enjten dhe të premten, respektivisht më 30 dhe 31 gusht, kur edhe mbahet afati i parë regjistrues për vitin akademik 2018/2019. Ndryshe, nga numri i përgjithshëm 11.661 sa do të pranohen në UKM, të rregullt në kuotë shtetërore ka 5.913, të rregullt me bashkëfinancim të studimeve 4.573 dhe për studentë me korrespondencë 1.175 vende.

Në Universitetit e Tetovës do të pranohen 3185 studentë, prej tyre 1560 studentë të rregullt me kuotë shtetërore, 1275 studentë të rregullt me koofinancim dhe 350 me korrespodencë. Sipas Konkursit UNT pranon 1455 studentë, nga të cilët 740 studentë pranohen të rregullt me kuotë shtetërore, 275 të rregullt me koofinancim dhe 160 me korrespodencë.

Afati i dytë për regjistrim në UKM është më 13 dhe 14 shtator, ndërsa afati i tretë më 24 shtator në fakultetet në të cilët do të ketë vende të lira. Në UT afati i dytë është prej 12 deri më 14 shtator, ndërsa i treti më 24 dhe 25 shtator të vitit 2018. UNT afati i dytë do të jetë prej 14 deri 18 shtator, ndërsa i treti më 25 shtator 2018.