Përfundoi seanca për ngjarjet e “27 prillit”, seanca e radhës më 31 gusht

Në Gjykatën Penale në Shkup për sot ishte caktuar seanca e radhës për rastin ’27 prillit’ të vitit 2017, në Kuvend. Gjatë seancës së sotme, që zgjati vetëm pak minuta, u drejtua vetëm një pyetje nga ana e trupit gjykues, ‘të akuzuarit e pranojnë fajin dhe akuzat për të cilat ngarkohen?’.

Marketing

Pasi u bë pyetja nga ana e gjykatëses së lëndës, të gjithë të pandehurit njëzëri u deklaruan se nuk ndiheshin fajtor dhe nuk pranojnë akuzat për të cilat ngarkohen. Pas përgjigjes së të akuzuarave seanca përfundoi dhe seanca e radhës u caktua për më 31 gusht me dëgjimin e 4 dëshmitareve të tjerë, Pavlle Bogoev, Damjan Mançevski, Frosina Remenski dhe Ilija Nikollovski.