Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Përrenjas- Qafë Thanë, ku pjesëmarrës ka qenë edhe një strugan. Dy automjete, një me targa të Tiranës dhe një tjetër me targa të Maqedonisë janë përplasur në këtë aks, e për pasojë kanë mbetur të plagosur 6 persona. Të gjitha janë dërguar në spitalin e Librazhdit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave, ndërsa dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë një parakalimit të gabuar, njofton Balkanweb.
Në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në fshatin Prrenjas, mjeti me targa AA 117 lA, me drejtues, shtetasin S.S., 45 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me mjetin me targa AË89560G me drejtues shtetasin maqedonas I.Ll. 36 vjeç, banues ne Strugë Maqedoni.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetaset T.S., 75 vjeçe, Gj.K.,80 vjeçe, E.K.,85 vjeçe, banuese në Tiranë, të cilat kanë qenë pasagjere në mjetin që drejtohej nga 45-vjeçari nga Tirana, si dhe janë aksidentuar edhe shtetasit maqedonas M.Ll.31 vjeç, E.Ll.12 vjeç, Q.Ll. pasagjerë në mjetin që drejtohej nga shtetasi maqedonas, të cilët janë dërguar në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.