Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe do të fillojë më 6 nëntor në Patriarkanën në Beograd, dhe një nga temat do të jetë Kosova.
Siç shkruan “Vecernje Novosti”, vendimi për mbajtjen e kësaj seance është marrë gjatë takimit të pranverës.
“Në krye të Kishës Ortodokse Serbe (KOS-it) ka deklaruar se situata në krahinë meriton diskutim në nivelet më të larta të Kishës dhe shtetit se në mesin e peshkopëve një rrymë e fortë e atyre që duan të hapin këtë çështje, në mënyrë që KOS të marrë edhe një herë qëndrim për të. Kisha do të duhet që sa më shpejt që të jetë e mundur të ketë një pikëpamje të qartë për këtë çështje”, transmeton Klan Kosova.
Gazeta kujton se disa krerë të lartë kishtarë nga Patriarku Irinej kërkuan seancë të veçantë kushtuar Kosovës gjatë vitit të kaluar.