Kura kundër kancerit është ajo për të cilën po kryhen kërkime dhe studime të shumta, por deri para pak kohësh pa rezultat.
Por dje Agjencia Europiane e Barnave i ka hapur rrugën përdorimit të një kure të re kundër kancerit.
Kjo kurë njihet ndryshe si terapia CAR’T, e cila në bazë ka ilaçet që kanë në përbërjen e tyre një proteinë që prodhohet në laborator.
Proteina vepron ndaj tumoreve që në fazat e para të zhvillimit. Ajo nxit qelizat e sistemit imunitar të veprojnë kundër tumorit duke përçuar te qelizat tumorale disa pjesëza ADN-je të modifikuara në laborator për të korrigjuar çrregullimet e tyre.
Terapia i drejtohet kryesisht pacientëve që vuajnë nga format agresive të Limfomës, kancerit në gjak. Me pak fjalë, qelizat laboratorike CAR-T transformojnë dhe luftojnë qelizat kancerogjene.
Deri më tani, metoda është testuar me sukses në disa klinika europiane dhe sipas ekspertëve të Agjencisë Europiane të Barnave aplikimi i kësaj metode do të bëhet vetëm në disa klinika të specializuara.