Ndryshime ligjore për mbrojtje më të madhe të shfrytëzuesve të polisave të sigurimit

Kompanitë e sigurimit do të jenë të obliguara që në afat prej pesë ditësh t’i publikojnë në ueb faqet e tyre të gjithë ndryshimet që i bëjnë në kushtet e përgjithshme dhe të veçanta të polisave për sigurim. Kjo është paraparë me Propozim-ndryshimet e Ligjit për supervizion të sigurimit, që, siç informoi Ministria e Financave, dje hyri në procedurë kuvendore.

Marketing

Nga Ministria e Financave njoftojnë se qëllimi i ndryshimeve është që të mbrohen të drejtat e konsumatorëve dhe të përforcohet siguria dhe stabiliteti i shoqatave.

“Përvoja e deritanishme në zbatimin e Ligjit dhe praktikave më të mira ndërkombëtare treguan se standardet e parapara për përshtatshmëri ka nevojë që të përforcohen nga aspekti i përvojës, diturisë, reputacionit dhe kapacitetit financiar të aksionarëve dhe organeve të dhënësve të shërbimeve të sigurimit.

Me ndryshimet e caktuara në mënyrë plotësuese caktohen kritere (fit and proper) të cilët duhet t’i përmbushin personat të cilët mund të bëhen aksionarë dhe anëtarë të organeve të udhëheqjes dhe mbikëqyrjes nëpër shoqatat të cilat japin shërbime në sferën e sigurimit. Kritere të këtilla për përshtatshmëri caktohen edhe për aktuarët e autorizuar, brokerë sigurimi dhe përfaqësuesit në sigurim”, thotë Tevdovski në ekspozenë për Propozim-ndryshimet e ligjit.

Zgjidhja e propozuar ligjore parashikon edhe koncept të ri të dhënies së provimit për aktuar, gjegjësisht nga tani do të jepet provim me shkrim për shkak se mënyra e deritanishme elektronike e dhënies së provimit është treguar si e pazbatueshme.