Po numërojmë deri në ditën kur populli ynë do të dalë për Maqedoninë evropiane. Vetëm një ngjarje në historinë më të re mund të krahasohet me sfidën me të cilën jemi duke u ballafaquar. Ajo është ngjarja që para 27 vitesh, ajo është dita kur të gjithë votuam për Republikën e Maqedonisë së pavarur.
“Kemi para nesh një ngjarje me proporcione historike që do të ndikojë në vitet në vazhdim. Me përgjegjësi të plotë politike koalicioni “Së bashku PËR Maqedoninë evropiane” i përbërë nga parti politike, shoqata të qytetarëve, oda ekonomike, sindikate…, të cilat në referendumin në vijim pajtohemi që së bashku dhe ndaras t’i ftojmë qytetarët që më 30 shtator të dalin dhe të votojnë për një Maqedoni më të mirë”, tha Zaev.
Ai theksoi se në koalicionin i cili do ta udhëheq fushatën “Dil PËR Maqedoninë evropiane” janë bashkuar rreth njëqind subjekte dhe se presim që ky numër të rritet.