Shilegov: Do të ndërtojmë park të ri në Ringun e Vogël

Kryetari Shilegov, duke u përgjigjur në pyetje të këshilltarëve sot në seancën e Këshillit të Qytetit të Shkupit paralajmëroi rregullimin dhe ndërtimin e parkut të ri në hapësirën pas ndërtesës së Filarmonisë të Maqedonisë, e cila për vite me radhë ishte e parregulluar . Në pyetjen e këshilltarit në Këshillin e Qytetit se vallë na kërcënohet uzurpim i ri i kësaj hapësire i llojit siç është Shkupi 2014, Shilegovi u përgjigj: “Kjo hapësirë është përdorur për vite me radhë si parking i paligjshëm. Meqë kjo është një sipërfaqe e pa asfaltuar në këtë vend automjetet e parkuara po bëjnë pluhur që ndot ajrin, dhe baltë e cila në ditët me shi pas largimit nga parkimi përhapet në rrugë. Pastaj, parkingu nëntokësor nën OBM dhe Filarmonisë, edhe pse ka një kapacitet të madh po rrinë i papërdorur. ”

Marketing

Ai shtoi se në këtë vend do të ndërtohet park me sipërfaqe prej 14,000 m2 që e bën këtë park më të madh dhe nga parku Gruaja luftëtare. Nga këto 14,000 m2 për gjelbërim janë planifikuar rreth 8,000 m2, ku përveç 23 drurëve ekzistues do të mbillen edhe 60 fidane të reja. Pjesa tjetër e sipërfaqes do të jetë e zënë me shtigje të këmbësorëve dhe biçikletave, shporta për mbeturina, çezme për ujë, kandelabra për ndriçim, etj.

“Kjo hapësirë është hapësira e vetme e lirë brenda PDU – Ringu i vogël e cila ka mbetur e pa zënë nga ndërtimet megalomane të projektit Shkupi 2014. Këtë ne po e bëjmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë, sepse Shkupit i mungojnë parqe dhe hapësira të gjelbërta, e jo objekte dhe monumente të cilat në periudhën e kaluar janë ndërtuar dhe më shumë se ka qenë e nevojshme “- theksoi Shilegov në përgjigjen ndaj pyetjes së këshilltarëve

Marketing