Juventus vazhdon me fitore, Ronaldo assesi ta gjejë golin debutues

Juventusi e ka mundur Parmën në një ndeshje të bukur të Serisë A në “Ennio Tardini” të shtunën, në një natë ku Cristiano Ronaldo përsëri dështoi ta realizojë golin debutues për klubin e tij të ri.

Marketing

Juventusi i Massimiliano Allegrit e vazhdoi ecurinë e përkryer duke e shënuar fitoren e tretë në po aq ndeshje në ligën elitare italiane, pasi e mposhti Parmën 2-1 në udhëtim, raporton Gazeta Express.

Juventusi mund të jetë i kënaqur me rekordin e qind për qind në këtë fillim sezon, por jo edhe sulmuesi portugez, i cili dëshpërimisht e kërkoi golin debutues në Serie A edhe ndaj Parmës.

“Zonja e vjetër”, e nisi ndeshjen furishëm dhe pas vetëm dy minutave e krijoi epërsinë e parë, falë Mario Mandzukicit, i cili u tregua i shkathet pranë portës kundërshtare duke e shfrytëzuar hutinë e krijuar në zonë dhe tundur rrjetën.
Reagimi i Parmës të rikthyer këtë vit në Serie A ishte fantastik, me Gervinhon që realizoi golin e barazimit pas gjysmë ore lojë.

Allegri e nisi pjesën e dytë duke e futur në lojë Douglas Costan në vend të Federicho Bernardeschit, dhe futja e tij e ndryshoi ritmin e ndeshjes.

Juve e shfrytëzoi këtë dhe ktheu epërsinë përmes Blasie Matuidit në minutën e 58-të.

Ronaldo bëri disa përpjekje të pareshtura nga krahu i djathtë, por dështoi të shënonte, duke mbetur kështu pa gol në tri ndeshjet e para.

Kjo ishte fitorja e tretë e Juves në po aq takime, dhe prin në tabelë me 9 pikë.

Parma, ndërkohë, ka vetëm 1 pikë nga tri takime, dy nga të cilat i ka humbur dhe ka barazuar një herë.

Marketing