Nga Asociacioni Qytetarë MOST thonë se gjatë fushatës së referendumit, votuesit duhet të mirë-informohen për feedback-un e Marrëveshjes me Greqinë.
Drejtori i MOST, Darko Aleksov votimin në referendum e quan obligativ për çdo banorë të Maqedonisë duke vlerësuar se bëhet fjalë për vendim të rëndësishëm, për të cilin thotë që medoemos duhet të vendosin shumica e qytetarëve.
Aleksov thotë që anëtarët e Asociacionit MOST deri tani nuk kanë pasur ndonjë presion dhe se çdo gjë është nën kontroll. Aleksov madje e vlerëson si të rregullt edhe organizimin dhe financimin e fushatës së referendumit, me paratë e buxhetit të shtetit.
Ajo që mund të them në këtë moment është se nuk ka asnjë lloj trysnie ndaj atyre njerëzve që e zbatojnë procesin në zyrën qendror të MOST, por as ndaj atyre që gjenden në terren. Në këtë moment, gjithçka është nën kontroll ashtu siç duhet”. 08-22 “Apelojmë deri tek të gjithë qytetarët që të informohen mirë dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës, sepse ne si qytetarë të këtij shteti shfrytëzojmë të drejta dhe benifite të ndryshme.
Ashtu siç duam që të shfrytëzojmë privilegje dhe benifite, gjithashtu duhet të zbatojmë obligimet tona. Një nga këto obligime është që të jemi aktiv dhe të marrim pjesë në procesin e sjelljes së vendimeve-thotë Darko Aleskov – Drejtor i MOST-it.