Shekerinska: Në referendum votojmë që ta përforcojmë shtetësinë tonë

Në Strumicën evropiane nuk duhet të flasim shumë për vlerat e Maqedonisë evropiane. Strumica ka qenë dhe do të mbetet komunë e cila në mënyrën më efikase dhe më të urtë i ka shfrytëzuar përfitimet nga Bashkimi Evropian dhe rruga jonë drejt anëtarësimit në BE, tha sot ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska pas takimit me kryetarin e komunës së Strumicës, Kosta Janevski.

Marketing

Shtoi se qytetarët e Strumicës janë koshientë se rreth gjashtë milionë euro para evropiane janë siguruar për ndërtim të Stacionit të filtrimit, shkollat në Strumicë u bënë me kolektorë për ngrohje, ndërsa BE ka investuar para edhe për ruajtje të trashëgimisë kulturore-historike.

Porositi se më 8 shtator të vitit 2001 votuam që ta marrin fatin në duart tona, ndërsa tani votojmë që ta përforcojmë shtetësinë tonë me anëtarësim në BE dhe NATO.

Kryetari i Strumicës, Kosta Janevski informoi se me ministren e Mbrojtjes kanë biseduar për referendumin e ardhshëm dhe vendimin që duhet ta marrin qytetarët më 30 shtator.

Në kuadër të vizitës në Strumicë, sonte në Parkun e qytetit, ministrja e Mbrojtjes, Shekerinska do të flasë në tribunën e qytetit.