Viti i ardhshëm do të jetë intensiv për përgatitjet për fillimin e negociatave inkuadruese me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Këto mundësi duhet të shfrytëzohen tani – ky vit është ai vit. Nuk bëhet fjalë për lëshime, kjo është në interes të qytetarëve evropianë, si në kuadër të BE-së, ashtu edhe jashtë kufijve të saj, porositi shefja e diplomacisë evropiane Federika Mogerini në fjalimin e sotëm para ambasadorëve të BE-së në Bruksel.
Mogerini paraprakisht përkujtoi se këtë verë Athina dhe Shkupi kishin arritur marrëveshje dhe se referendumi për këtë çështje do të mbahet për disa javë.
“Ballkani sot e ka shumë të qartë se BE-ja është pikë referimi. Më lejoni që t’u them të gjithë atyre të cilët frikohen se forca tjera janë gjithnjë e më shumë prezentë në rajon – gjithmonë kur jemi të pranishëm në rajon, për të tjerët nuk ka vend”, nënvizoi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri.