Akademi Solemne me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1440

Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë me rastin e Vitit të Ri Hixhri 1440, organizon Akademi Solemne, e cila do të mbahet më datë 10.09.2018 (e hënë), në Filarmonin e Maqedonisë, duke filluar nga ora 19:30.

Marketing

Përmbajtja e programit të manifestimit në fjalë është i begatshëm, ku do të performojnë me ilahi dhe kaside interpretues ndërkombëtar dhe të vendit si dhe kori i BFI-së.

Në këtë manifestim do të ndahet çmimi i artë “Myfti Vehbi Dibra” si dhe hafizave që hivzin e kanë mbaruar gjatë vitit 1439 hixhri, do t’iu shpërndahen diplomat e hifzit.
Gjithashtu, ky manifestim do të ketë transmetim të drejtëpërdrejt në TVM2!