Mançevski: Referendumi, mundësia e fundit për anëtarësimin e vendin në NATO dhe BE

Referendumi i ardhshëm më 30 shtator praktikisht është përgjigje e pjesës së dytë të çështjes së referendumit nga 8 shtatori i vitit 1991 kur u deklaruam se dëshirojmë të kemi shtet të pavarur, vlerësoi sonte ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski në emisionin “Samo vistina” në TV Kanal 5.

Marketing

Ai theksoi se referendumi më 30 shtator është mundësia e fundit për vendin që të përfshihet në NATO dhe në BE.
“Nëse nuk ka sukses referendumi do të dështojë edhe mundësia për integrimin euroatlantik. Ne ndoshta do të dëshirojmë të negociojmë edhe pas kësaj, por nuk do të ketë me kë të bisedojmë, sepse askush më nuk do të dojë të negociojë me ne”, tha Mançevski.

Në referendumin në vitin 1991 qytetarët iu përgjigjën pyetjes “A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë për të hyrë në aleancë të ardhshme të shteteve sovrane të Jugosllavisë”.

Marketing